Pinknews
‘U dhunova psikologjikisht’, a ishte Luizi arsyeja e largimit të Valbonës
Që në ditët e para qëndrimi në “Big Brother” i Valbona Memës nuk ka qenë i lehtë. Ajo u përfshi ndebat me Maestron që në momentet e para të hyrjes në BBVIP ku edhe u shpreh se dëshiron të lerë shtëpinë e famshme. E njëjta situatë ka ndodhur edhe ditët e fundit ku ajo u vu përball të ashtëquajturit “gjyq publik” nga Luizi i cili i kërkoi llogari pse votoi Olta Gixharin për lider shtëpie.
Këtë situatë këngëtarja e ka pritur në gjendje të rënduar psikologjike ku sërish është shprehur e gatshme për tu larguar nga BB VIP.
Por sot ajo ka lënë me të vërtetë shtëpinë dhe arsyeja nuk ka qenë as Luizi e as Maestro.
Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.
Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.
Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo.
Debati Luiz-Valbona në Prime:
Debati ka vijuar edhe gjatë spektakëlit të sotëm.
Valbona: U “dhunova”, askush nuk më mbrojti në ato moment. Unë nuk bëra asgjë. Më kuptoni.
Unë jam një femër që kam vuajtur në jetë. Nuk duhet të isha në bankën e gjykimit, sikur kisha bërë krim. Unë kam hyrë me guximin e një femre,artisteje. Jam gjetur para një goditjeje psikologjike.
Luizi: I kam shkuar tek koka dhe i kam thënë që dhe ti e ke vuajtur dyfish këtë gjë sepse ta kam thënë unë. Unë e kuptoj. Por nuk Iikam bërë kurrë presion. E kam pyetur disa herë dhe nuk me ka kthyer përgjigje.