Connect with us

Aktualitet

U dhunua barbarisht nga policët në Mat, rëndohet gjendja e gruas

Violeta Rica, e cila denoncoi në Syri TV, dhunën e ushtruar ndaj saj dy ditë më parë nga Policia Bashkiake e Burrelit dhe ajo e Shtetit ësht dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranës pasi gjendja e saj është përkeqësuar. Syri Tv mësoi nga familjarët se Rica është nisur në mesditë me ambulancë nga spitali i Burrelit, pasi ka shfaqur të vjella dhe gjendje të rënduar shëndetësore.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Bushkash të Matit. Violeta Rica u dhunua nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë aksionit për prishjen e murit rrethues të banesës së prindërve të saj. Rica e denoncoi dhunën ne SYRI TV, ndërkohë Komisariati i Burrelit dhe IMT i bashkisë Burrel heshtën për këtë skandal.

Më sipër janë pamjet e aksionit të policisë që zbarkoi në Bushkash për të shembur murin rrethues. Në banesë ndodhej vetëm Violeta Rica, së bashku me nënën e saj të moshuar, që e kanë kundërshtuar aksionin si të paligjshëm.

Kundështia e tyre e ka agravuar situatën dhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe të Shtetit nuk kanë pritur kryefamiljarët e tjerë për të vijuar operacionin por kanë ushtuar dhunë ndaj Violeta Ricës, e cila si pasojë e goditjeve përfundoi në spitalin e Burrelit.

Siç duket nga pamjet që solli SYRI TV, hematomat janë dëshmi e dhunës arbitrare nga zyrtarët me uniformë.

Violeta Rica nga ambientet e spitalit të Burrelit rrëfeu për SYRI TV dhunën e efektivëve të Policisë së Shtetit dhe kërkoi drejtësi.

Gazetari i SYRI TV Martin Marku kërkoi një sqarim zyrtar për ngjarjen nga Policia e Burrelit dhe nga IMT, por këto institucione zgjodhën heshtjen. Kjo dhunë e Policisë së Shtetit ndaj një qytetareve vjen në një kohë kur qytetarët të pafajshëm po vriten nga përplasja e bandave për territor, dhe policia nuk po merr përsipër sigurinë e tyre, përkundrazi po i dhunon./Syri

Advertisement