Connect with us

Kronike

U ekzekutua brenda lokalit në Ndroq – Zbulohet e shkuara Alfred Dedjas, vidhte makinat e pacientëve në QSUT, i arrestuar edhe për drogë

Alfred Dedja u ekzekutua ditën e djeshme në një lokal në fshatin Ndroq të Tiranës nga 27-vjeçari Julian Gjoshi.

Dedja nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. I njohur me pseudonimin “Daku”, ai është arrestuar në Tiranë në vitin 2014, për një seri vjedhjesh të makinave që ishin parkuar në QSUT.

Në atë kohë 28-vjeç, ai kishte thyer xhamat e dhjetra makinave, duke vjedhur kasetofonat dhe sende të tjera me vlerë.

Ndërsa rreth katër vite më vonë, ai është kapur në Mat, gjatë aksionit të koduar “Minuta e fundit”. Specialistët për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë kanabis sativa në vitin 2017, si dhe kanë vënë në pranga Alfred Dedjan, bashkë me Jurgen Alzenelin, 21 vjeç dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

tema

Advertisement