Kronike
U ekzekutua me breshëri plumbash, ky është 33-vjeçari që u gjet i vrarë
Ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Dyshohet se autorët ishin duke e vëzhguar të riun, i cili sapo doli në rrugën kryesore të fshatit Dragoç, u vra. Babai i viktimës ka dëshmuar se djali nuk ka pasur probleme me asnjë person.
Një nga fqinjët tha se ai dëgjoi të shtënat, por duke qenë se janë pranë një lokali dasmash mendoi se ishin dasmorët. 33-vjeçari u gjet këtë mëngjes i vrarë nga banorët e fshatit