Kronike
U gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, zbardhet identiteti i së resë
Luljeta Preza është 32-vjeçarja që u gjet e vrarë ditën e sotme në Durrës. Mësohet se e reja u gjet me shenja prerje trup mëngjesin e sotëm në Urën e Dajlanit.
Preza dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë. Deri më tani janë shoqëruar në polici 17 persona që mund të kenë dijeni për rastin.