Connect with us

Kronike

U godit për vdekje në Angli, ky është 27-vjeçari nga Maqellara

Lumturi Zeqja, është 27-vjeçari nga Maqellara, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Londër, pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe se me kë është konfliktuar 27-vjeçari.

Burime për NTV.AL  bëjnë me dije se i riu kishte disa vite që jetonte në Angli.

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër.

Bëhet fjalë për Lumturi Zeqja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.

Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime.

Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, ndërsa personin tjetër të plagosur.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Autoritetet londineze po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Advertisement