Bota
U hodhën nga lartësitë/ 151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat në Stamboll mbyllen për dy ditë

Numri i të plagosurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 151. Ata janë lënduar pasi janë hedhur nga lartësitë për shkak të panikut të shkaktuar nga tërmetet, thotë zyra e guvernatorit të Stambollit.
Në një postim në X, shton se nuk ka pasur viktima të regjistruara dhe asnjë ndërtesë banimi nuk është shembur. Një ndërtesë e braktisur në lagjen Fatih të Stambollit u shemb.
Furnizimi me energji dhe gaz, infrastruktura e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve janë gjithashtu të paprekura, shton ai.
Shkollat në Stamboll do të mbyllen të enjten dhe të premten, ka njoftuar ministri i Arsimit Yusuf Tekin.
Ai shton se në asnjë shkollë të qytetit nuk është raportuar ndonjë incident serioz dhe se kopshtet e shkollave do të jenë të hapura për publikun për t’u përdorur si hapësira të sigurta.
Gjithsej 51 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin më herët, sipas ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya.
Më i forti prej tyre ishte 5.9 ballë, thotë ai.
Yerlikaya shton se tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua rreth shtatë kilometra nën tokë dhe zgjati 13 sekonda.

