Aktualitet
U hoq si franceze, i bëri video duke…/ Vajza në videon me Gjicin, një histori me zyrtarin që vdiq nga infarkti
Vajza që shfaqet në videon me Safet Gjicin ka patur më herët në shënjestër zyrtarë të tjerë të lartë. Një burim që njihet me një nga viktimat e saj, tha se në të paktën një rast, shantazhi për t’i marrë viktimës shuma parash me videot e regjistruara, ka shkaktuar edhe probleme të rënda. Burimi tregoi se një rast tipik ka qenë ai i një ish-zyrtari që ka mbajtur poste të larta, ndër të cilat post drejtues në një nga qytetet më të mëdha të vendit. Ai sot nuk jeton më, ndërroi jetë nga infarkti papritur në moshën vetëm 50 vjeçare. Në kohën e episodit fatal që i mori jetën, ai ka patur një histori pikërisht me A.K., 40 vjeçaren e shfaqur në videon me Safet Gjicin, e cila në atë kohë ka qenë rreth 33 vjeç. Sipas burimit, A.K. është prezantuar fillimisht zyrtarit të lartë, si franceze. Njohja është thelluar më pas me biseda të gjata me mesazhe telefonike. Gjatë njërës prej këtyre A.K ka arritur t’i bëj zyrtarit një regjistrim video duke u masturbuar. Video është përdorur më pas për t’i bërë atij presion. “Kur ai ka zbuluar ekzistencën e videos dhe identitetin e vërtetë të personit që kishte njohur, kërcënimi se ajo video mund të bëhej publike, është kthyer në fatal” – tha burimi që e lidh infarktin që i mori jetën zyrtarit pikërisht me këtë histori. (DITA)