Connect with us

Politike

U ka ngordhur kali i betejës/ Kulluri: Opozita është pronare e gjysmave të kullave në Tiranë

Opozita shqiptare ka humbur substancën e saj dhe misionin dhe një nga ngjarjet që e përforcojnë këtë konstatim është ngjarja e fundit në Baks të Shkodrës, ku biznesmeni afër PD-së dhe këshilltari bashkiak i PL-së në opozitë, bashkëpunojnë për grabitjen e pronave të banorëve, për investimet e tyre.

Kështu shprehen Endri Shabani dhe Edvin Kulluri

Duke shfaqur diskursin e tyre politik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, episodi i fundit sipas tyre, ëhstë një paradoks që shoqëron vendin prej tre dekadash, ku dy forcat e mëdha i shërbejnë njëra-tjetrës dhe ku sistemi mban peng vendin, pasi pushteti mban me benefite opozitën.

Kulluri vuri në dukje se opozita është pronare e gjysmave të kullave në Tiranë dhe nuk mund të quhet më e tillë apo të përfaqësojë shqiptarët. Shabani e denoncoi atë që po ndodhte në Shkodër.

“Ata të dy janë pleq (Rama-Berisha) dhe kanë nevojë për paterica. Sa herë njerëzit dalin kundër Ramës e qeverisë, ai nxjerr gogolin, pasi del gogoli, njerëzit ikin në shtëpi. E keni parë çfarë po ndodh në Shkodër, një biznesmen i djathtë me një këshilltar të PL-së po grabisin tokat e banorëve atje në Baks. Pra paskemi një opozitë që po grabit pronat, sepse këtu këta punojnë dhe vjedhin bashkë, pavarësisht përkatësisë. Pra e a kuptoni, biznesmeni pranë PD-së po u merr tokat të tjerëve, me ndihmën e një këshilltari bashkiak po të opozitës”, u shpreh përfaqësuesi i “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Kulluri i quajti dy forcat e mëdha si “mbeturina të komunizmit dhe komunistë të rëndomtë” që bashkëpunojnë për përfitime personale.

“Komunistë të rëndomtë dhe mbeturina të komunizmit. Këtyre u ka ngordhur kali i betejës. Këtu duket se forca në pushtet mban me kocka këta të tjerët, u hedh nga një kockë, të hanë edhe këta një pjesë. Ky është sistemi i ndërtuar, ndaj duhen partitë e vogla. Cave u mohohet prona, të tjerëve u grabitet ajo pronë. Kurse këta vetë janë pronarë të gjysmave të kullave në Tiranë dhe vend. Dhe ça bën pala tjetër? Kyç gojën, bën sikur ‘lan gojën’, siç ndodhi me protestën e TikTok, një grup i vogël të rinjsh gjoja sikur protestuan. Sepse këta janë bashkë”, nënvizon mes të tjerash një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’.

I pyetur për fushatën elektorale të PD-së dhe kontratën me konsulentin amerikan Chris LaCivita, Kulluri e komentoi me një ironi:

“Unë do thoja se nëse ChrisLacivita e bën Flamur Nokën si zv/presidenti JD Vance në SHBA, atëherë këta (PD) i fitojnë zgjedhjet. Jo se s’ka pasur opozitë, por nuk ka garë. Ka opozitë, por nuk ka substancë”.

Advertisement