Connect with us

Aktualitet

U kallëzua për korrupsion/ SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Mësohet se hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike për korrupsion. Bëhet me dije se kryebashkiaku Memolla po hetohet për veprën penale të korrupsionit, në lidhje me dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Deri më tani janë pikasur 2 raste në Rrogozhinë ku janë dëmshpërblyer njerëz të afërt të tij. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kanë zbuluar një transfertë të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.

Kjo është akuza e dytë që rëndon mbi Memollën.  Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Edison Memolla është marrë i pandehur për “korrupsion në zgjdhje” dhe konkretisht bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 në Bashkinë e Rrogozhinës në lidhje me një material audio.

Advertisement