Connect with us

Kronike

U kap në flagrancë me 12 kg kokainë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 38-vjecar shqiptar është në prangat nga autoritet gjermane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur u kap me një sasi të madhe kokaine. Operacioni është zhvilluar pranë Berkheim ku është ndaluar një automjet tip “Volvo” me targa belge.

Mjeti kishte drejtim për në jugun e Gjermanisë. Gjatë kontrollit brenda tij policia gjermane ka gjetur dhe sekuestruar 12 kg kokainë. Në pranga menjëherë është vendosur 38-vjecari shqiptar. Ai është paraqitur para Gjykatës së Memmingen ku është vendosur dërgimi i tij në paraburgim. Hetimet po vijojnë për rastin nga Prokuroria e Memmingen.

Advertisement