Kronike
U konflikuan në Tik-Tok, 2 të plagosur më armë zjarri në Durrës
Një konflikt verbal në rrjetin sociale Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen nr.12 në Durrës. Klajdi Mansaku, 25-vjeç dyshohet e ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të të rinjve dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali dhe Arben Haxhiu, i cili ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas policisë, rezulton se autori i dyshuar Klajdi Mansaku ka debatuar mbrëmjen e kaluar në telefon me Mario Vrionin (kushëriri i Jurgen Vrionit) dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së tij.
I riu ka marrë kushëririn e tij Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun, ky i fundit shok i tyre i përbashkët dhe kanë shkuar në vendin ku kishin lënë takimin për tu sqaruar. Por në momentin kur kanë shkuar për tu sqaruar, Klajdi Mansaku, sapo i ka parë që i janë afruar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.
Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.