Connect with us

Aktualitet

U largua nga banesa, vëllai denoncon humbjen e 40-vjeçarit (Detajet)

Një 40-vjeçar prej katër ditësh rezulton i humbur në Elbasan.

U bë me dije se pasditen e djeshme, vëllai ka kallëzuar në Polici se më datë 5 janar 2025 është larguar nga banesa, 40-vjeçari me inicialet N. H.

Gjatë shpjegimeve të dhëna në Komisariat, ai ka sqaruar se i vëllai vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

“Po punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.

I vëllai ka dhënë detajet dhe rrethanat për ditën e largimit nga banesa, karakteristikat dhe veshjen e 40-vjeçarit, për të cilin kanë nisur kërkimet.

Advertisement