Connect with us

Politike

U largua nga PL pas përplasjeve me Ilir Metën, Braimllari tregon pse mbështet PS

Kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës, Endrit Braimllari iu bën thirrje qytetarëve që të bëhen të gjithë bashkë më 11 maj dhe të votojnë socialistët për të ardhmen e tyre evropiane. Në një video në rrjete sociale, Braimllari, i cili u largua nga PL pas përplasjeve me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, tregon edhe arsyet se pse ai mbështet Partinë Socialiste.

Braimllari thotë se arsyeja e parë është mundësia që kjo parti iu jep të rinjve dhe e dyta, synimi për të integruar vendin në BE. Ndaj, thotë Braimllari, për t’ju dhënë mundësinë të rinjve dhe për të mundësuar rrugën e vendit në Unionin evropian, vota duhet të shkojë për PS më 11 Maj.

“Pse unë zgjodha PS. E para, se PS në këto zgjedhje mbetet e re. Është e qartë se PS kryeministri i vendit në këto zgjedhje ka propozim konkret për të përfshirë gjeneratën e re në klasën politike shqiptare dhe këtë qartazi e ka bërë nëpërmjet listave për kandidatë për deputetë. Nga ana tjetër është rruga evropiane e vendit, e cila kërkon mbështetje masive përtej të majtës dhe të djathtës, me qëllim që qytetarët shqiptarë të kenë nesër në dorë pasaportën evropiane dhe për të realizuar këtë kërkohet mbështetje masive.

Kam sërish një apel për kolegët, shokët e miqtë që më kanë ndjekur ndër vite, le të bëhemi të gjithë bashkë, të bashkojmë çdo energji që të japim një kontribut për zgjedhjet e 11 majit, rrugën evropiane të vendit, për fitoren e PS dhe kryeministrit të vendit Edi Rama më 11 maj që rruga evropiane të bëhet realitet. Të bashkojmë energjitë tona më 11 maj që gjenerata e re të përfshihet në klasën politike shqiptare dhe të plotësojmë një kërkesë që prej vitesh qytetarët na bëjnë ku kemi qenë në takime, të gjithë jeni dëshmitarë se çfarë thonë që të përfshihen të rinj në politikë. Dhe sot PS ka ofertë konkrete për përfshirjen e kësaj gjenerate të re. Të bëhemi bashkë përtej bindjeve tona politike, për familjen, fëmijën tanë që rruga evropiane të bëhet realitet.”, u shpreh Braimllari

 

 

Advertisement