Connect with us

Kronike

‘U lodha duke qëndruar në shtëpi”! 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi është kapur duke ecur pranë shtëpisë së tij në mesnatë. Karabinierët, duke ndjekur procedura standarde, shkuan në shtëpinë e të riut në Rimini, për tu siguruar që ai të respektonte kufizimet e vendosura.

I pyetur për shpjegime nga policia, shqiptari deklaroi se ishte lodhur duke qëndruar në shtëpi. Kjo shkelje ka sjellë jo vetëm arrestimin e tij, por edhe fillimin e procedimit penal shtesë.

Advertisement