Aktualitet
U mbajt peng një javë dhe u dhunua nga i dashuri, flet 28-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Tiranë. 31-vjeçari Gleard Gusholli u arrestua pasi mbajti peng për një javë bashkëjetuesesn dhe e dhunoi me sende të forta. Kjo e fundit iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale pas plagëve të marra.
28-vjeçarja është rrëfyer ditën e sotme nga spitali i Traumës. Ajo tregoi detaje të rënda nga dhuna e përjetuar prej një jave nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli, 31 vjeç.
“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga kati i pestë nga dhuna”, tha e reja