Kronike
U mbyt në Vlorë/ Zbulohet identiteti i gruas, dyshohet se vuante nga…
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë dhe më pas është identifikuar se i përket shtetases R. V., 52-vjeç.
Sipas policisë së Vlorës dyshohet se 52-vjeçarja e cila besohet se vuante nga skleroza është mbytur aksidentalisht në det.
Sakaq, grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.