Connect with us

Kronike

U nis për të peshkuar, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Velipojë

Një 70-vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë ditën e sotme në bregdetin e Velipojës. Sipas të dhënave të policisë i moshuari nuk ka patur shenja dhuna dhe shenja të dyshimta në lidhje me vdekjen e tij. Y.H 70 vjeç, banues në Tiranë ishte nisur për peshkim me miqtë e tij në Velipojë dhe sipas policisë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement