Connect with us

Kronike

U pagua për të vrarë një algjerian, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

Një i ri shqiptar është arrestuar së fundmi në Greqi pasi ka tentuar të vrasë një 27-vjeçar nga Algjeria. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 21 Gushtit në Athinë por vrasja nuk u realizua pasi algjeriani arriti t’i shpëtonte 14 plumbave. Para se të qêllohej me armë ai u dhunua barbarisht me grushta dhe shkelma nga një grup të rinj. Mes tyre ishte edhe shqiptari i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë. Policia ka identifikuar edhe personat e tjerë ndërsa për shqiptarin e arrestuar ka dyshime se ai është paguar nga një algjerian për të kryer vrasjen. Autoritetet greke kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement