Rajon
‘U pengon rrugën drejt BE-së’/ Milatoviç: Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin problemin
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç gjatë qëndrimit të tij në Berlin ka folur në një intervistë për DW lidhur me procesin e zgjerimit dhe problemet me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se synimi i Malit të Zi është që të jetë anëtar i besueshëm i NATO-së dhe që të hyjë në BE dhe kultivojë raportet fqinjësore, shkruan DW.
Milatoviç ka thënë se do të ishte pozitive nëse BE-ja më në fund lëviz në drejtim të zgjerimit, duke përkujtuar se anëtari i fundit është pranuar më shumë se dhjetë vjet më parë (Kroacia në vitin 2013) dhe se ndërkohë janë bërë shumë hapa pozitivë në Ballkan.
Teksa ka folur për pritjen e liderëve ballkanikë në inaugurimin e tij si president, Milatoviç ka thënë se ngjarja është një fotografi e fortë që tregon se “Mali i Zi është treguar vend i tolerancës, paqes dhe prosperitetit”.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe tensionet mes vendeve, ku duke thënë se shpreson që dy shtetet ta zgjidhin një problem të tillë që pengon rrugën drejt BE-së.