Pinknews
U përfol për një sherr me Arbanën, Renata Caci mohon zërat
Pas shqetesimeve të ngritura për një lajm referuar një konflikti të mundshëm mes Arbana Osmanit dhe Renada Cacës, ose ndryshe e njohur për publikun si “Luzja e Portokallisë”, NTV kontaktoi me aktoren e njohur, e cila mohoi në mënyrë kategorike një hatermbetje dhe konflikt mes tyre.
Aktorja sqaroi se “Like” i bërë në statusin e gazetarit Andi Llabuti ka qenë i paqëllimshëm dhe se është keqinterpretuar nga mediat.
Bëhet fjalë për postimin e bërë nga Llabuti, i cili nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij “Instagram” hidhte akuza drejtuar moderatores së njohur Arbana Osmani, që i ka thyer xhamin e makinës.
“Turp! Arbana Osmani thyen xhamine makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”.
Si duket kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziej, pasi ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e audiencës ishte “Like” i aktores, por që pas sqarimit nga vetë Renata Caci nuk paska asgjë të vërtetë në gjithë këtë zhurmë.