Politike
U përjashtua nga Basha/ Bardhi: Do të heqë vëmendjen nga dy katet e kullës
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e “përjashtoi” nga kryesia. Për gazetarët, Bardhi tha se me këtë veprim, Basha kërkon që të tërheqë vëmendje nga skandali i 2 kullave që ka marrë.
Më tej, ai tha se vetë Basha ka dalë bllof pasi ai është i përjashtuar me vendim të shumicës.
“Një e qeshur dhe merreni pak më me të qeshur katet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat. Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve. Edhe këtu do dalë blof se Basha është përjashtuar me vendim të shumicës”