Connect with us

Pinknews

“U përlota…”/ Pirro Çako flet për takimin pas shumë vitesh me Parashqevinë: Kishte humbur…

Kompozitori i njohur, Pirro Çako ka ndarë emocionet e tij të veçanta nga një moment prekës, gjatë një interviste. Çako rrëfeu për takimin e papritur virtual me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ai tregoi se lajmi për një bisedë me video-call me këngëtaren legjendare e kishte zënë në befasi dhe kishte qenë një nga momentet më të sinqerta e të ngrohta për të.

*Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë i emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua mé ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. M’u mbushën sytë me lot rrëfeu Çako. Gjatë bisedës, ai vuri re se Simaku, edhe pse kishte humbur kontaktin me realitetin e përditshëm të Shqipërisë, kishte ruajtur kujtime të gjalla dhe një memorie të jashtëzakonshme. *Ajo, vetëm me sa kuptova, kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë. Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua, shtoi Çako.

Advertisement