Connect with us

Politike

Punonjësi u përplas në vijat e bardha/ Reagon ministri Igli Hasani: Kolegu ynë është…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me aksidentit e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur një punonjës i Ministrisë së Jashtme. Në reagimin e tij Hasani njoftoi se punonjësi i ministrisë së Jashtme është jashtë rrezikut për jetën. Hasani gjithashtu falenderoi Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

“Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”,– shkruan Hasani.

Advertisement