Connect with us

Kronike

U përplas nga trajleri, humb jetën shtetasja gjermane

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e një jete ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë thanë pranë fshatit Urake.

Një mjet tip trajler është përplasur me një automjet, ku po udhëtonin dy shtetas gjermanë.

Nga aksidenti ka mbetur e vdekur gruaja ndërsa është plagosur burri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Advertisement