Connect with us

Aktualitet

U përplasën/ Publikohet momenti kur babë e bir rrahin 32-vjeçarin

Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur babë e bir dhunojnë 32-vjeçarin pasi makinat e tyre u përplasën. Videoja është publikuar nga JOQ dhe tregon momentet e dhunës së ndodhur këtë pasdite në zonën e Laprakës, në afërsi të shkollës ‘Aleks Buda’.

Pas aksidentit, djali me të atin dolën nga makina dhe rrahën keq 32-vjeçarin. Ky i fundit për shkak të plagëve të marra përfundoi në spital.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement