Aktualitet
U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës “rikthen” në punë drejtorin e AMP

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të drejtoritë të AMP-së, Florian Sulejmani. Ky i fundit u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Seanca u mbajt me dyer të mbylluara, ndërsa bëhet me dije se prokurori është shprehur se masa e pezullimit nuk mund të qëndrojë në detyrë pasi nuk ekzistojnë kritiret. Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.
Ndërkohë në seancë u theksua se hetimet do të vazhdojnë për masë ndaj Sulejmanit.

