Kronike
U plagos nga Ervis Hodo, 50-vjeçari person i njohur për policinë
Ervis Hodo, i cili plagosi me armë zjarri 50-vjeçarin në Shijak është ende në kërkim nga Policia.
Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë mbi Çyrben me një pistoletë. Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.
I plagosuri nuk është person i panjohur për ta. Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”. Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.