Kronike
Mbetën të plagosur nga atentati i djeshëm/ Dy vëllezërit e mitur në gjendje të rëndë, dërgohen në Itali

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gjendjen shëndetësore të 11 vjeçarit, i cili mbeti i plagosur nga atentati që ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Mësohet se i mituri, Dior Demiraj së bashku me vëllanë e tij 17-vjeccar do të dërgohen për mjekim jashtë vendit. Bëhet me dije se ata do të dërgohen në spitalin “Bambin Xhezu në Romë, Itali për mjekim. Të dy vëllezërit do të transportohen me avion sanitar.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip “G-Class”. Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç. Shoferi ka rrëfyer se për rreth 1.5 kilometra janë qëlluar me breshëri plumash. Ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht. Nga plumbat që u qëlluan drejt mjetit ‘G Class’, po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Por dikush i qëlloi duke menduar brenda mjetit ishte e shoqja e të ndjerit, Roan Brahimi. Megjithatë ky version është ende i pakonfirmuar.

