Kronike
U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma 30-vjeçari që drejtonte motorin
Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Dajç të Lezhës, nuk i mbijeton dot plagëve drejtuesi i motorit që u plagos rëndë.
Francesk Mazogaj, 30 vjeç, njoftohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
I riu mori plagë të shumta nga përplasja me zetorin që drejtohej nga Gaspër Daija, ditën e djeshme (28 Tetor).
Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, fatkeqësisht 30-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë, gazetari Elvis Hila, informon se Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.