Aktualitet
U prangosën ditën e fundit të vitit! Arratisen nga burgu dy të arrestuar
Dy persona, të cilët ishin vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, janë arratisur. Weblajm shkruan se bëhet fjalë për dy kontigjentë të krimit që ishin prangosur disa orë më parë. Por, prej më shumë se gjysmë ore, ata janë në arrati. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen në fjalë.