Aktualitet
U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin ku një 49-vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga automjeti nga i cili po shkarkonte materiale ndërtimi.
Si pasojë është transportuar për mjekim në spitalin e Traumës.
Grupin hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftim i Policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, te Rana e Hedhun, shtetasi Gj. N., 49 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga automjeti nga i cili po shkarkonte materiale ndërtimi dhe për pasojë është dëmtuar. Ai është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupin hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

