Aktualitet
U rrëzua nga shkallët, humb jetën i moshuari në Devoll

Devoll- Një 87-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht, në Devoll.Si pasojë e plagëve të marra në kokë, raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me ngjarjen.

