Connect with us

Aktualitet

U shfaq në pamjet filmike me Ervis Martinaj, merret në pyetje e reja

E reja që është shfaqur në pamjet filmike me të zhdukurin Ervis Martinaj është marrë në pyetje. EuroNews shkruan se Prokuroria ka administruar edhe dëshminë e një vajze e cila shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara e nën shoqërinë e Martinajt dhe agjentit Jeton Lami.

Gjithsesi, nuk dihet ende se çfarë ka dëshmuar vajza përpara grupit hetimor. Vajza është shfaqur në dy filmimet e vetme që ka administruar prokuroria, pamje që tregojnë për herë të fundit të gjallë Martinajn.

Ajo bashkë me biznesmenin e efektivin Jeton Lami kanë shkuar në një hotel në Durrës, rreth orës 21:15 të datës 5 gusht me një mjet të llojit “Audi A8”. Martinaj e vajza kanë zbritur e janë futur në hotel, ndërsa Lami është larguar për tu kthyer e për t’i marrë të nesërmen në mëngjes, me një tjetër makinë.

Martinaj, vajza, Lami e një tjetër person që ndodhej me këtë të fundit janë larguar nga hoteli mëngjesin e 6 gushtit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *