Politike
U shpall non-grata në Mbretërinë e Bashkuar/ Nis zyrtarisht gjyqi për Berishën në Londër
Tashmë është zyrtare. Thuajse dy vite pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “Non Grata” nga Britania, ka nisur gjyqi në Londër.
Këtë të martë Berisha ka pajtuar një kompani avokatore për këtë proces. Bëhet falë për kompaninë avokatore londineze Zaiwalla and Co së bashku me përfaqësuesin ligjor Fergus Randolph KC. Ata do duhet që të argumentojnë arsyet se pse ndalimi i Berishës në Britani është i padrejtë.
Në nisje të procesit përfaqësuesi ligjor i Berishës ka deklaruar se masa ndaj klientit të tij u mor bazuar në pretendimet e mediave të huaja dhe se kjo është një çështje e jashtëzakonshme mes një udhëheqësi të një opozite dhe një vendi europian. Gjithashtu Fargus Randolf pretendon Berisha asnjëhërë më parë nuk është dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri.
Po ashtu ka reaguar pala e paditur, Ministria e Punëve të Brendshme Home Office.
“Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit tonë dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën. Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit,” theksohet në njoftim.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe.
“Disa orë pasi Rama dha lajmin për vendimin që do merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndaj meje, jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Sali Berisha para mediave, duke pranuar ndalimin e hyrjes në Angli.