Connect with us

Sport

U sulmua nga qentë, ndërron jetë legjenda e futbollit

Ish-lojtari i Zambisë, Philemon Mulala, vdiq pas një sulmi nga qentë e tij në Lichtenburg, Afrikë e Jugut.

I gjithë vendi është në zi për vdekjen e legjendës afrikane, me  konfirmimin që ka ardhur të hënën,  ngjarja ka ndodhur në kopshtin e rezidencës së tij në provincën Veri-Perëndimore rreth orës 15:00 me kohën lokale të shtunën.

Vdekja e Mulalas u zbulua nga gruaja e tij, siç u transmetua nga zëdhënësi i policisë, kapiteni Sam Tselanyane, në një deklaratë në ESPN.

“Ajo nuk përtoi të shkonte dhe të kontrollonte se çfarë po ndodhte [kur qentë po lehnin]. Fillimisht u mendua se është thjeshtë diçka e zakonshme pasi qentë lehnin shpesh ndaj këmbësorëve dhe automjeteve që kalonin, pasi vendndodhja e shtëpisë është shumë afër rrugës” – tha Tselanyane.

Advertisement