Kosova
U takua me kriminelët/ Analisti zbulon prapavijën e Lajçak
Ditë më parë emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kaloi në këmbë mbi urën e Ibrit, e cila prej kaq e kaq vitesh është e ndaluar për qarkullim.
Së fundmi kishte edhe propozime për hapjen e kësaj ure, por që u kundërshtuan nga ndërkombëtarët.
Vet Lajçak deklaroi se atmosfera aktuale në pjesën veriore të Kosovës nuk është e përshtatshme për ta hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullim të makinave.
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim ka kritikuar Lajçakun i cili ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet vetëm me pajtimin e dy palëve.
Sipas analistit Maxharraj, emisari europeian ka harruar një fakt, që veriu është pjesë integrale e Kosovës. Dhe se Lajcak qëllimshëm u takua edhe kriminelët dhe bandat e Vuçiqit, duke na dërguar mesazhin se duhet të formohet Asociacioni.
Megjithatë, Binak Maxharraj deklaron se ata duhet të kuptojnë se Asociacioni do të krijohet sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.
“Lajçak na tha se qenka e nevojshme që atje në veri të krijohet një El Dorado, ku mund të kalërojnë lirshëm bandat dhe kriminelët e Vuçiqit” – deklaroi Maxharraj