Aktualitet
U vra me thikë në zemër, publikohet fotoja e 15-vjeçarit
Një 15-vjeçar, u vra nga një bashkëmoshatar një ditë më parë në Gramsh, vetëm pak minuta pasi kishte mbaruar mësimin.
Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër, ndërsa u fut për të ndarë bashkëmoshatarët e tij që ishin përfshirë në një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale.
Mediat kanë publikuar edhe foton e të miturit, ndërsa ky i fundit është përcjellë sot për në banesën e fundit.