Kronike
U vra në atentat mafioz, zbardhen SMS e Ergys Dashit me djalin e Erzen Breçanit
Është zbardhur dosja e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK, që çoi në pranga dhe Erzen Breçanin. Në dosje flitet për përgjimet e aplikacionit “Sky ECC”, në një bisedë mes Ergys Dashit, Eralbi Breçanit i njohur me nofkën “boli i kokainës”, Ismail Zenelit dhe Besmir Murtatit për të orientuar trafikun e kokainës nga Brazili.
Më 25 dhjetor 2020, në mbrëmje, Ismail Zeneli ka dyshime se Ergys Dashi nuk mund të ketë më lidhje dhe mundësi transportimi të kokainës nga Ekuadori, dyshim që mohohet kategorikisht nga ky i fundit dhe dy pjesëtarët e tjerë të grupit. Nga ana tjetër, Ergys Dashi ju propozon një linjë Brazili me dalje në Valencia dhe këtu nis diskutimi për përqindjen e garancisë në varësi të sasisë që mendohet se do të trafikohet, nga 20-25%.
Bisedat në SKY ECC:
Eralbi Breçani: A do bëj noj punë o çuna?
Ergys Dashi: Tre punë menjëherë
Ismail Zeneli: Mirë jeni…
Ergys Dashi: Për këtë javë po flasim, por jemi t’u prit një konfirmim të saktë më mir deri nesër nga daja…
Besmir Murtati: Ç’a me bo, okay ta konfirmojë daja. Dhe nëse thu e nis këtë javë. Daja do dhe ne do nisim lekët. Ama duhet me nis…
Eralbi Breçani: Se na ka ra zverdhca…
Ergys Dashi: Po këtu mallin s’ta jep njeri. Të vret malli shumë se kushton.
Ismail Zeneli: Nga Ekuadori u dorëzove apo si është puna?
Eralbi Breçani: Unë lekë s’kam asnjë, i fut Kukësi për mu. Në ECU nuk dorëzohet kollaj dajlok.
Besmir Murtati: Joo…
Ergys Dashi: Jo mer daj si u dorëzokam unë. Unë atje kam bandën time ahaha. Të thashë që po nxjerrin kutiat e kompanisë aty.
Eralbi Breçani: Se në Anvers m’u ka këput shpresa me pa Euro me sy…
Ergys Dashi: Unë në Ekuador e mbaj veten të fortë gjasme. Si me u dorëzu aty…