Kronike
U vra në Fushë-Krujë, ishte arrestuar një vit më parë
Indrit Ndoj, i riu i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Bakishe Visha”, në një rrugë dytësore, ka qënë i ndaluar më parë nga Policia. Në vitin 2021, Ndoj së bashku me një person tjetër u arrestuan pasi tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.
Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i 34-vjeçarit u gjet pranë një kanali në rrugën dytësore nga familjarët. Pas kqyrjes së trupit, u zbulua se Ndoj kishte një dëmtim në këmbë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
LAJMI
•Vritet Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. •Trupi i pajetë, me shenja është hedhur në një kanal në rrugën dytësore, pranë lagjes ‘Bakishe Visha’. •Familjarët e 34-vjeçarit ishin ata të cilët e gjetën rastësisht Ndojin në kanal. •Pas njoftimit të policisë, u zbulua se i riu ishte vrarë me armë zjarri në këmbë, aty ku kishte dhe plagë. •I riu nuk është emër i panjohur për forcat blu. Në vitin 2021 Ndoj u arrestua pasi tentoi të kalonte 19 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës. •Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha. •Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë.
NTV.AL mëson se familjarët e tij e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë. Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhru gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.
LAJMI FILLESTAR
Fushë Krujë, gjendet i vrarë një 34-vjeçar në lagjen ‘Bakishe Visha’, ende nuk dihen rrethanat.
“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes:, thuhet ne njoftimin e policise.