Connect with us

Kronike

U vra në sy të fëmijëve, Marjola Nakoleci përcillet në banesën e fundit, ceremonia mortore u krye në Korçë

36-vjeçarja shqiptare, Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj është përcjellur ditën e sotme në banesën e fundit. Trupi i pajetë i 36-vjeçares ja mbërritur ditën e sotme në Korçë ku dhe u krye ceremonia mortore.

Familjarët kanë refuzuar të kenë kontakte me median për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Motra e Marjola Nakoleci ka folur për mediat greke dhe ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai kishte abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesë. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

40-vjeçari, Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit është shprehur se është penduar për aktin e rëndë dhe se duhet të zgjidhte rrugën e arsyes për të zgjidhur konfliktet me Marjola Nakolecin.  Ai është shprehur se me gruan e tij kishte një marrëdhënie të mirë të cilën e ka cilësuar perfekte. Autori shtoi se ishte i përkushtuar ndaj familjes dhe se bënte dy punë për të mbajtur familjen. Sipas tij kjo panoramë e familjes perfekte u shkatërruar për Pashkë kur zbuloi se gruaja e tij kishte një lidhje paralele.

Ai theksoi se gruaja e tij kishte abortuar një fëmijë i cili nuk ishte i 40-vjeçarit por i personit me të cilin fliste çdo ditë. Sipas tij ata shkëmbenin mesazhe erotike dhe se kishte dyshime se ata kishin marrëdhënie intime. 40-vjeçari kërkoi falje ndërsa shprehu pendesë për aktin e rëndë. Ai ka hedhur poshtë pretendimet se ishte i dhunshëm ndaj saj dhe se asnjëherë nuk ka abuzuar me të.

Pas vrasjes së 36-vjeçares autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Por një ditë pas ngjarjes ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër. Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete.

Advertisement