Connect with us

Kronike

Për një gardh/ Ky është 65-vjeçari i vrarë në Pogradec

Personi që shihni në foto është 65-vjeçari që u vra me thikë këtë pasdite në derën e shtëpisë nga bashkëfshatari i tij në Pogradec.

Konflikti mes palëve ka lindur pasi viktima, i cili ishte kthyer në fshatin e lindjes nga SHBA, kishte vendosur disa tubo shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi. Autori pretendon se është pronar i ish-kovaçanës që ndodhej ngjitur me shtëpinë e viktimës, ndaj kur ka marrë vesh për punimet ai ka shkuar dhe e ka goditur Hyskollarin me thikë. Sipas të dhënave, autori nuk ka asnjë dokumentacion por pretendonte pronësinë sepse ka punuar vite më parë.

Advertisement