Connect with us

Aktualitet

U vra teksa punonte në lokalin e Fatjon Muratit, historia e trishtë e 58-vjeçares

Një 58-vjeçare u vra në lokal teksa ishte në punë, për të siguruar bukën e gojës, por fati i saj i keq ishte që të kishte pronar, një pjesëtar të krimit, ku kundërshtarët e tij, nuk e kursyen, por ia morën jetën. Për 58-vjeçaren, Mimoza Paja, jeta nuk ka qenë aspak e lehtë.  Në moshën 5-vjeçare së bashku me 2 motrat dhe vëllanë, mbetën jetime, por jeta nuk u tregua aq bujare me to. Mimoza humbi të vëllanë dhe këtë humbje e ka pasur shumë të vështirë që ta kalonte. Mimoza ishte nënë e 3 vajzave dhe një djali. 10-vjeçarja që ishte në lokal, e që mbeti e lënduar nga ciflat e xhamit, ishte mbesa e saj. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen. Mimoza Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare.

Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit.

Advertisement