Connect with us

Aktualitet

U zbulua nga “SKY ECC” duke drejtuar organizatën e kokainës nga Shqipëria, dënohet 12 vjet burg

Drejtuesi i një organizate aktive në shitjen e lëndëve narkotike u dënua të mërkurën nga gjykata penale e Liège në Belgjikë me 12 vjet burg.

Ndaj tij është urdhëruar edhe konfiskimi i 1.5 milionë eurove. Në këtë rrjet të shitjes së kokainës dhe kultivimit të kanabisit ishin përfshirë rreth 30 persona, kryesisht me kombësi shqiptare.

Hetimi i kryer në shërbimin e mesazheve të koduara “SKY ECC” zbuloi ekzistencën e një organizate kriminale të drejtuar nga Shqipëria dhe aktive në trafikun e drogës.

Tregtarët, të vendosur në Liège dhe Charleroi, porositën rregullisht kokainë nga një furnizues me bazë në rajonin e Antëerp. Atyre u ishin dorëzuar disa blloqe kokainë, me çmime rreth 32 mijë euro për kilogram.

 

 

Udhëheqësi dha udhëzimet e tij nga Shqipëria, rishiti mallrat e porositura te tregtarët vendas dhe dërgoi njerëzit e tij që të kujdeseshin për dërgimin. Disa nga blloqet e kokainës madje ishin varrosur në pyll për të shmangur dyshimet. Disa nga të pandehurit kishin diversifikuar aktivitetet e tyre duke zhvilluar kultura cannabis në Ombret, Jemeppe-sur-Meuse, Houffalize dhe Verviers.

Kreu i organizatës u dënua me 12 vite burg dhe iu konfiskuan 1.5 milionë euro. Togerët e tij u dënuan me nga 5 deri në 9 vjet burg. Anëtarët e grupit u dënuan me dënime nga 18 muaj deri në 3 vjet burgim. Gjithashtu u dhanë dy pafajësi, si dhe një dënim pune dhe një dënim me kusht për konsumatorët që kishin dhënë ndihmë modeste për organizatën, në këmbim të konsumit të tyre personal.

Advertisement