Bota
U zgjodh lideri i ri i Irani, The Sun: Mojtaba Khamenei është në koma, ka humbur njërën këmbë
Lideri i ri Suprem i Iranit është në gjendje kome, pohon gazeta e njohur britanike The Sun. Mojtaba Khamenei që zuri vendin e babait të tij si udhëhëqesi që në fakt, ka fjalën e fundit për çdo vendim të marrë në regjimin e ajatollëhev ishte plagosur rëndë në një sulm ajror, pohon media e njohur.
Edhe pse deri tani nuk dihej me saktësi shkalla e plagëve të marra nga 56 vjecari, The Sun citon burime që pohojnë se ai ka humbur të paktën njërën këmbë dhe ka pësuar gjithashtu dëmtime serioze në stomak ose mëlçi. Nuk dihet me saktësi nëse Mojtaba u plagos që në ditën e parë të sulmeve, në 28 shkurt kur humbi jetën babai i tij 86-vjeçar, por burimet në fjalë shprehen të bindur se nuk e drejton ai strategjinë e sulmeve iraniane që po shkaktojnë trazira në tregjet e energjisë.
The Sun ofron edhe detaje të jashtëzakonshme rreth gjendjes, trajtimit, vendndodhjes dhe sigurisë së liderit të ri të Iranit, për të cilin thotë se është nën kujdes intensiv në Spitalin Universitar Sina në kryeqytetin Teheran.
Burime vetë nuk është mjek, nënvizon media britanike, por njeh anëtarë të ekipit të traumës së spitalit, të cilët i thanë se Mojtaba është në “gjendje shumë serioze” nën kujdesin e ministrit të shëndetësisë Mohammad Reza Zafargjani, i cili është gjithashtu dhe një nga kirurgët më të mirë të traumës në vend. Zafargjani konsiderohet mjeku më i besuar i regjimit islamik.