Politike
‘Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan’, Bardhi-Bashës: T’i rikthehet…
Ndërsa Lulzim Basha deklaroi se i uron “udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan” Gazment Bardhit pas mbledhjes së sotme me 43 deputetë të opozitës, ky i fundit i është përgjigjur para gazetarëve, pas përfundimit të mbledhjes.
Bardhi u shpreh se nuk ka koment, por e fton që t’i rikthehet misionit opozitar.
“Nuk kam asnjë koment, ftesa për Bashën është t’i rikthehet misionit si opozitar. Apeli im është të reflektojë për momentin që ndodhet Shqipëria dhe që mosfunksionimi i opozitës mund t’i shkaktojë vendit”, tha ai.