Connect with us

Bota

‘Udhëtari i kohës’ bën parashikimet e çuditshme

Një “udhëtar në kohë”, i cili pretendon se vjen nga viti 2198 ka paralajmëruar se do bëhet  një  zbulim rrëqethës në oqean i cili do ta ndryshojë botën përgjithmonë.

Përdoruesi i TikTok ka bërë disa postime ku  thotë se brenda dy dekadave do zbulohet  diçka  e cila jeton thellë në oqean e me të cilën të gjithë jemi familjarë. I vetëshpalluri “udhëtar i kohës”, ka ndarë një listë të viteve se kur do  të behën zbulimet, të  cilat sipas tij do të fillojnë që nga viti 2044.

Ai jep disa data duke shkruar në videon e tij se gjëra të rëndësishme, të cilat do të vërtetojnë se ai është një “udhëtar në kohë”, do të ndodhin në ato ditë. Ndërsa videon e mbyll me shkrimin “qëndroni të sigurt”.

Videoja e  cila është shoqëruar me shkrimin “të paktën ata i shfarrosin”,  numëron tashmë më shumë se 1.300 pëlqime, pasi përdoruesit e TikTok-ut janë tronditur nga parashikimet e fundit.

Video  fillon duke  thënë se në vitin 2044 njerëzit do të zbulojnë oqeanin më  të thellë. Ndërsa tre vite më vonë sipas “udhëtuesit në kohë”, një krijesë e cila ishte dikur mit për fëmijët do të bëhet realitet, e ndërsa në vitin 2054 më shumë se një specie e re do të zbulohet, por krijesa misterioze do të shfaroset nga njerëzit në po të njëjtin vit. Megjithëse duket bindës në parashikimet në parashikimet e tij, shumë përdorues të Tik tok-ut, janë shfaqur dyshues ndaj “udhëtarit në kohë” e sigurisht ata nuk janë kanë kursyer komentet.

“Ti e kupton që qëkur fillove të na tregojë këtë ti e bëre lëmsh kohën dhe  hapësirën”, kështu  që nuk ka për të ndodhur”, shkruan një nga komentuesit.

Po, po, mos ja thuaj FBI-së, por bëje postim në TikTok”, shkruan dikush tjetër.

Por përdoruesi i TikTok @timetravelexplorel nuk është i vetmi “udhëtar kohe”, sipas The Mirror, Eno Alaric është një tjetër person i cili pretendon se udhëton në kohë, e madje pretendon se vjen nga viti 2671.

Ai ka bërë  një postim ku paralajmëron se një ngjarje shumë e madhe do të ndodhë në ditët në vijim, ai e ka quajtur atë “Çlirimi”. Edhe postimi i tij ka shkaktuar shumë reagime te ndjekësit e tij dyshues.

Advertisement