Connect with us

Politike

Udhëtimet me Çarter i spiunoi Erion Veliaj

Berisha ngre dyshime: Kush i nxorri fluturimet e Ramës? Veliaj apo Homeland Security

Sali Berisha: Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i.
Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë. Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu. Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë.
Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve.
Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën.

Berisha: Veliaj, politikani i vetëm me lidhje iraniane, shkonte në Teheran që kur unë isha kryeministër

Berisha: 2500 efektivë duan të ikin! Fluturimet e Ramës me

Sali Berisha

Sali Berisha: Politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është Erion Veliaj, Ju nuk e mbajtët shënim kur unë fola për udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran. I ka bërë që në kohën që unë kam qenë kryeministër. Cila ishte lidhja? Nuk ka arritur ta zbuloj. Di që ka bërë dhe Rama një udhëtim, por ka qenë në kuadrin e një organizate ndërkombëtare, se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi apo lidhje të tjera, unë nuk e di. Di që ai udhëtonte dhe ishte politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane. Unë citova Veliaj se gazetarët janë të vetmit për të gatuar në kuzhinën e gossipit. Që mbrëmë filloi të thuhej që ia ka bërë Erion Veliaj. Të udhëtosh në këtë mënyrë më charter, do të thotë të kesh humbur çdo njesi përgjejgësi dhe njerëzie.

Fluturimet e Ramës/ Berisha: Në kohën time s’udhëtoja kurrë me ‘charter’, nisesha natën se ishte më lehtë

Berisha: 2500 efektivë duan të ikin! Fluturimet e Ramës me

Sali Berisha

Sali Berisha: Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare. Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas. Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro. Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri. Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter. Nisesha në 12, në 2 apo 3 të natës, kishte lehtësira ky orar.

Advertisement