Sport
UEFA ul Hysajn në stol, Spanja rotacion kundër Shqipërisë
Shqipëria dhe Spanja luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjve iu duhen tri pikë për të ëndërruar kalimin në fazën e 1/8, teksa Iberikët janë të kualifikuar si të parët e grupit dhe do bëjnë rotacion në ekip, gjë që u konfirmua edhe nga trajneri de la Fuente.
Vëmendja tanimë është te Sylvinho, me trajnerin që dje në konferencën për mediet tha se e kishte në mendje formacionin. UEFA ka bërë edhe vendosjet e mundshme në fushë për dy skuadrat, ku bie në sy ulja në stol e Hysajt dhe në vendin e tij Balliu. Një vend edhe për Abrashin në mesin e fushës, me ‘Pitbullin’ që ka kohë pa marrë minuta me Kombëtaren.
Megjithatë pritet Sylvinho për rreshtimin dhe emrat e duhur, pasi dueli mund të jetë historik për kuqezinjtë. Në tetë takimet e luajtura kundër Spanjës, Shqipëria ka humbur të teta ndeshjet duke shënuar tre gola në vite të ndryshme me autorë Shkëlqim Muçën, Sokol Kushtën dhe Myrto Uzunin.
Në bazë të rezultateve në grupet e tjera, kuqezinjtë e kanë situatën e komplikuar me vetëm një pikë në Grupin B, kjo pas humbjes 2-1 me Italinë dhe barazimit 2-2 me Kroacinë. Ndërkohë që më shumë se 30 mijë shqiptarë priten në stadium, me festën që ka nisur në rrugët e Dusseldorfit.
Si kualifikohet Shqipëria:
-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.
-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.
-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.
Formacionet e mundshme, sipas UEFA.com:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laci; Broja
Spanja (4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal
Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)
Stadiumi i Dusseldorfit, 49 mijë vende
Renditja në Grupin B: