Connect with us

Aktualitet

Ujërat e ndotur në lumin Erzen, Cara: Të merren masa të menjëhershme

Fituesi i primareve në Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” për situatën alarmante që është krijuar nga ujërat e kontaminuara, të ndotura nga Landfilli i Sharrës që përfundojnë në lumin Erzen, dhe më pas derdhen në Gjirin e Ishmit në Durrës.
Cara shton se nga kjo ndotje rrezikohen jetët e banorëve dhe se organet ligjzbatuese duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme dhe të menjëhershme për të siguruar shëndetin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës përfundojnë në Erzen, më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës. Në video duket qartë, që ujërat e kontaminuara, të ndotura nga Landfilli i Sharrës përfundojnë në lumin Erzen, i cili derdhet më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.
Nuk mund ta përcaktoj nivelin e ndotjes dhe rrezikut, por pamjet flasin vetë.
Pa harruar dëmin financiar prej miliona eurosh për dërgimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, që i shkaktohet Bashkisë së Durrësit dhe si rrjedhojë vetë banorëve të qytetit.
Në këto kushte i bëj thirrje publike organeve ligjzbatuese të verifikojnë situatën dhe të merren masa të menjëhershme për të siguruar shëndetin dhe jetën e banorëve, të cilët paguajnë taksa, por jo për t’u helmuar!
Advertisement